Zonat e mbrojtura, atraksione turistike me mbi 158 mijë turistë vendas dhe të huaj

Laguna e Karavastas tashmë është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve të aventurës dhe vëzhgimit pasi vizitorët e veçantë, flamingot, zogjtë lozonjarë u dhurojnë atyre një spektakël mjaft interesant me lëvizjet e tyre dhe ngjyrat.

Zonat e mbrojtura në Shqipëri janë kthyer në të preferuarat e turistëve vendas dhe të huaj pasi vendi ynë ka një turizëm gjithëvjetor u përveç bukurive bregdetare ka një peizazh dhe klimë mjaft të mirë e cila i ofron vizitorëve komoditetin e eksplorimit të vendeve të ndryshme.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, shprehet se ,”një pamje spektakolare e flamingove, në lagunën e Karavastasë. Gjatë muajit tetor, mbi 158 mijë turistë vendas dhe të huaj kanë vizituar zonat e mbrojtura, që janë një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e turizmit gjithëvjetor”.

Zonat e Mbrojtura në Shqipëri vlerësohen si një mundësi efektive për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Ato përfaqësojnë në vetvete, resurse të jashtëzakonshme dhe bukuri natyrore, që tërheqin në vazhdimësi turistë vendas dhe nga vende të tjera të botës.

Prandaj dhe po punohet fort që këto zona të mbrojtura të promovohen për vlerat e jashtëzakonshme të biodiversitetit që ato mbartin, por edhe si destinacione të rëndësishme turistike në nivel kombëtar dhe më gjerë.

Në Shqipëri, zonat e mbrojtura zënë 20% të territorit ose e shprehur ndryshe, 1 në çdo 6 metra katrorë është zonë e mbrojtur.

SHKARKO APP