Takim mes Massimilianos dhe Heidit në “BBV3”?

Heidi Baci është një nga banoret më të spikatura të ”Big Brother Albania Vip 3”, si për lojën e saj ashtu edhe për lidhjen me Romeo Veshaj. Heidi ka qenë pjesë edhe e “Grande Fratello” në Itali, nga ku mori shumë vëmendje në Itali dhe Shqipëri. Gjatë pjesëmarrjes në Grande Fratello, Heidi pati një romancë të shkurtër me aktorin italian Massimiliano Varrese.

Romanca e tyre nuk u pranua nga familja e saj dhe për këtë babai i Heidit vendosi të hynte në shtëpi për ta larguar nga formati. Heidi hoqi dorë nga edicioni dhe disa muaj më vonë u bë pjesë e ”Big Brother Albania Vip 3”.

Javën e kaluar një nga ish-banoret e Grande Fratello, me të cilën Heidi kishte më shumë afrimitet, aktorja e njohur italiane Beatrice Luzzi, surprizoi Heidin në një nga netët e prime-t. Ama një veprim nga ish-partneri i saj Massimiliano ka ngritur dyshimet.

Është vënë re se aktori i ka bërë ‘ollow në Instagram faqes zyrtare të Top Channel e kështu janë ngritur aludimet se mos ndoshta do të ketë një takim të tij dhe Heidit në “BBV3”.

SHKARKO APP