Home Aktualitet Takimi i parë...

Takimi i parë Kurti-Vuçiç në Bruksel, përfundon pa dakordësi

14
0

Pa dakordësi u mbyll takimi i parë në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Biseda e tyre u zhvillua në ambientet e Komisionit Europian dhe u ndërmjetësua nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, dhe nga i emëruari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kurti tha se pala serbe erdhi në takim me ide të vjetra, ndërsa ajo kosovare paraqiti katër pika për diskutim. Kurti tha se nuk i njeh marrëveshjet e së shkuarës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nënvizoi se nuk do ta ndalojë kurrë dialogun, ndërsa akuzoi Prishtinën se po kërkon diçka të tillë. Lajcak konfirmoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vijojë deri përpara fundit të korrikut.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit