Home Aktualitet Takimi me Bas...

Takimi me Bashën, Yuri Kim: Ndava me PD atë që mësova nga Washingtoni

114
0

Ambasasdorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim pas takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë blu, tha për mediat se ndau me PD-në ato që mësoi nga Washingtoni.

“Sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni. Ku kam pasur mundësinë të flas me drejtues nga të gjitha agjencitë, përfshirë Shtëpinë e Bardhë ddhe Departamentin e Drejtësisë. Pata mundësinë që tu jap informacion shefave të mi dhe kolegëve të mi për situatën në Shqipëri.

Mendova që ishte tejet e rëndësishme që sapo të vija të mund të vija në PD, për ta ndarë atë që kam kam mësuar nga Uashingtoni. Ndava me Bashën që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar më ngushtësisht me PD.

Sikurse e dinë të gjithë, SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD-në që në fillimet e saj. Ne ishim aty kur PD hypi në pushtet për herë për herë të parë dhe shpresoj të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pusnhtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon”,-tha Kim për gazetarët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit