Home Aktualitet Të huajt e mo...

Të huajt e moshave të treta dynden drejt bregdetit të jugut në Shqipëri (FOTO)

110
0

Shqipëria e sidomos jugu i Shqipërisë tërheq jo vetëm pushues të rinj por dhe moshat e treta sikundër është rasti i disa moshatarëve francezë, të cilët kanë ardhur të shijojnë bregdetin e Dhërmiut.

Në turin e tyre pas Malit të Zi, ishte planifikuar Shqipëria, vend që sipas tyre nuk e kishin vizituar kurrë më parë.

Të impresionuar me bukurinë malore dhe detin e vendit tonë ata shprehen se, ky vend është i jashtëzakonshëm, por ç’ka më shumë i impresion është bujaria e shqiptarëve.
Kombinimi “det –mal, dhe ushqim me bollëk është tepër i veçantë shprehen disa prej tyre.

“Nuk e dimë nëse do të kthehemi sërish, por plotësisht të mahnitur themi, Shqipëria ka një të ardhme të bukur përpara me këto karakteristika!”

Ky tur dhe kjo energji te ky grup moshe është mesazhi më i bukur që mund të marrim. Të eksplorosh dhe të shijosh nuk është pengesë mosha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit