Home Aktualitet Të vdesësh në...

Të vdesësh në autoambulancë, në aksident!

623
0

Aksidentet nuk ndalojnë në Shqipëri. Shpejtësi e madhe, të pirë apo droguar në timon, qytetarë që nuk njohin asnjë tabelë e që siç duket e kanë marrë patentën me mik, të fortë që nuk të hapin rrugën apo fëmijë politikanësh që u duhet hapur korsia kur kalojnë ata; kjo është tabloja e aksidentëve të shumta.

Kështu ndodhi edhe në rrugën e Rinasit para disa orëve, ku një ambulancë është përplasur me një mjet tjetër. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pacientja dhe janë plagosur tre persona të tjerë.

Policia e Tiranës njofton se aksidenti ndodhi në rrugën e “Rinasit”, ku janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja Anila Bërdaku, 42 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.

Pra një masakër e vertetë për shkak të shpejtësisë dhe mungesës së respektimit të sinjalistikës rrugore.

Kësaj i thonë të vdesësh në autoambulancë ku shpresa të mban gjallë se po largon vdekjen!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit