Home Aktualitet Telashet me R...

Telashet me Ramën, Leli shpjegon pse nuk shkoi në mbledhjen e thirrur nga këshilltarët e PS-së

9
0

Kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas organizimit të mbledhjes në platformën Zoom. Ai ka ndarë pjesë nga mbledhja në rrjetet sociale, ku thekson se pavarësisht se këshilltarët bashkiak munguan, përgjigjet për pyetjet e tyre u kanë shkuar në adresat elektronike.

“Dua t’ju bej me dije se pavarësisht mosparaqitjes së këshilltarëve bashkiak në mbledhjen e sotshme online, gjithë çfarë kërkuan të dinin në emër të ankesave të banorëve të Vlorës, u ka shkuar në adresat e tyre elektronike. Të gjitha drejtoritë e Bashkisë Vlorë janë përgjigjur me përgjegjshmëri për punët që kanë kryer, njësoj siç do të veprojnë dhe sigurisht, të përmirësohen, në vazhdim!”, shkruan Dritan Leli.

Këshilltarët socialistë kishin kërkuar një mbledhje të hapur në teatrin “Petro Marko”, për t’i bërë një lloj gjyqi popullor kryebashkiakut. Gjithcka po ndodh në Vlorë lidhet me luftën që Edi Rama i ka shpallur Lelit derisa ta largojë nga drejtimi i bashkisë. Leli refuzoi të dorëzonte mandatin e kryebashkiakut dhe të hynte në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në Vlorë. Pikërisht këtë refuzim Edi Rama s’e kapërdin dot, prandaj përdor gjithë fuqinë e tij derisa Dritan Leli të largohet nga drejtimi i Bashkisë Vlorë. Ky është vetëm fillimi i fundit të Lelit në krye të Vlorës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit