Edhe pse që ditën e parë të nisjes së luftës, Polonia është kthyer në mbështetje të Ukrainës, duket se mes fqinjëve ka tension.
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki i tha presidentit Zelensky që të mos “fyente” polakët, duke mbajtur retorikë të ashpër ndaj Kievit.
Zelensky tha se Kievi po punonte për të ruajtur rrugët tokësore për eksportet e drithit, por se “teatri politik” rreth importit të drithërave po ndihmonte vetëm Moskën.