Tensione në kufirin Kosovë-Serbi, për shkak të targës. Ndërhyjnë forcat speciale

Është rikthyer sërish tensioni Kosovë-Serbi. Heqja e targës së Serbisë dhe vendosja e asaj provizore të Kosovës, është një praktikë që kushton 5 euro dhe do të ndiqet për të gjitha mjetet, pasi qeveria Kurti vendosi në zbatim masën e reciprocitetit të plotë me Beogradin.

Serbët që jetojnë në Kosovë organizuan një protestë. Për të zhbllokuar rrugën në afërsi të pikës kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut, forcat speciale të Policisë së Kosovës ndërhynë duke hedhur dhe gaz lotsjellës.

Kryeministri Albin Kurti sqaroi se vendimi nuk është kundër serbëve dhe se nuk ka për qëllim të cenojë lëvizjen e lirë apo të shkaktojë destabilizim. Shqiptarët e Kosovës e mbështesin vendimin.

“Tabelat e përkohshme nuk janë dëshirë e jona, por imponim nga pala tjetër. Këto janë tabelat tona që janë të përkohshme për ata që vijnë me tabela të tjera, ndërsa ka 10 vjet që qytetarët tanë paguajnë për këto tabela që janë poshtë. Ne nuk i duam as këto, as këto, mirëpo derisa të këtë nga këto, do të ketë edhe këto”,-tha Kurti.

SHKARKO APP