Tensionohet situata gjatë protestës së opozitës, hidhen shishe me molotov drejt kryeministrisë

Protesta e opozitës e thirrur nga grupi i Rithemelimit dhe partitë e tjera opozitare ka nisur rreth orës 17:40.

Pasi Sali Berisha mbylli fjalën e tij, të cilën e mbajti përmes një video-konference, protestuesit kanë hedhur flakadanë para Kryeministrisë.

Siç duket edhe nga këto pamje të siguruara nga gazetari i Koha Jonë, Redjon Shtylla, pas kordonit të policisë para Kryeministrisë, shihen disa ‘vatra’ flakë të krijuara nga kapsolla dhe bomba molotov të cilat hidhen në drejtim të kryeminsitrisë, ku ndodhet edhe gardhi me forcat e policisë.

SHKARKO APP