Tërmeti frikëson qytetarët. Dhjetëra persona qëndrojnë tek sheshi “Nënë Tereza”

Në Tiranë qytetarët kanë dalë nga banesat e tyre të frikësuar. Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët kanë marrë makinat dhe disa prej tyre janë drejtuar tek sheshi “Nënë Tereza”.

Kjo pasi sheshi “Nënë Tereza” është një zonë e sigurt për shkak se nuk ka ndërtesa të larta rreth e përqark.

Nderkohe sizmiologu Rrapo Ormeni ka qetësuar pak më parë qytetarët pas lëkundjeve të forta të tërmetit të ndjera mbrëmjen e sotme.

Ai u shpreh se nuk është një tërmet i cili shkakton panik dhe dëme materiale.

Lëkundjet e tërmetit frikësojnë qytetarët, dhjetra persona dalin nga banesat! Pamjet

SHKARKO APP