Home Aktualitet Tërmeti në Le...

Tërmeti në Lezhë, IGJEUM: kaloi pragun e ndjeshmërisë, në zonë s’ka aktivitet sizmik

86
0

Tërmeti që ra të dielën në darkë në Lezhë, dhe që shkaktoi panik të madh te njerëzit aq sa dolën në rrugë, kaloi pragun e ndjeshmërisë. Nëndrejtori i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit, Edmond Dushi thotë se tërmeti me një thellësi 20 km ishte i cekët prandaj edhe u ndje nga banorët në zonën e Lezhës, Tiranës dhe Durrësit.

“Tërmeti u lokalizua në zonën e Lezhës, magnituda 4.5 i shkallës Rihter. Ka kaluar pragun e ndjeshmërisë, prandaj u ndje por jo pragun e dëmtueshmërisë. Fakti që ka qenë i cekët e ka bërë më efektiv në kuptimin e ndjeshmërisë”.

Për të tërmeti i Lezhës i përket të njëjtës sonë sizmike të tërmetit të 26 Nëntorit, por aktualisht në zonë nuk ka aktivitet sizmik.

“Ne mund të themi tërmeti i Durrësit ka një kontakt tektonik me zonën e Lezhës në jug-perëndim të Shqipërisë, janë thyerje tërthorë kjo mund të ketë një lloj logjike sepse tërmeti i 26 Nëntorit ishte madh dhe ka sforcuar të gjitha zonat përqark. Janë në të njëjtën zonë sizmogjene, i përkasin zonën adriatike dhe kanë lidhje mes tyre. Nuk kemi aktivitet sizmik në këtë zonë. E gjithë zona ka thyerje tektonike, por kjo nuk tregon që po presim në ngjarje”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit