Tërmeti shkund Tiranën, frika dridh miletin!

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në Shqipëri, ku është ndjerë edhe në Tiranë.

Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se thellësia e lëkundjeve ka qenë 10 km.

Sipas faqes së specializuar për matjen e tërmeteve, EMSC, magnituda e tërmetit ishte 3.9 e shkallës Rihter dhe është regjistruar 24 km në verilindje të Tiranës.

Thellësia e lëkundjeve sipas matjeve të para ka qenë 10 km. Dy vite më parë, në 21 shtator 2019, pikërisht në të njëjtën datë si sot, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 shkundi vendin duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa në disa qytete.

 

SHKARKO APP