The New York Times: Burrneshat shqiptare apo ”virgjëreshat e betuara”, dhe Shqipëria moderne

Nga: The New York Times

E gjendur në një shoqëri të mbyllur dhe patriarkale, të lidhur ngushtë me traditat e vjetra, në veriun e largët të Shqipërisë, Gjystina Grishaj kur ishte adoleshente mori një vendim drastik. Ajo do të jetonte pjesën tjetër të jetës së saj si burrë. Ajo nuk donte të martohej në moshë të re, nuk i pëlqente gatimi, hekurosja e rrobave ose “të bënte ndonjë nga gjërat që bëjnë gratë”, kështu që ajo iu bashkua një vëllazërie shqiptare që njihet si “burrneshat dhe e quajti veten si Duni.

“Mora një vendim personal dhe më pas u thash të tjerëve: Unë jam burrë dhe nuk dua të martohem”, kujton Duni momentet e para kur i kishte treguar familjes për vendimin e vet. Sot shumë pak gra duan të bëhen ato që antropologët i quajnë “virgjëreshat e betuara” të Shqipërisë, një traditë që ka nisur shekuj më parë. Ata betohen për beqari të përjetshme dhe gëzojnë privilegje mashkullore, si e drejta për të marrë vendime familjare, për të pirë duhan, për të pirë dhe për të dalë vetëm.

Duni tha se zgjedhja e saj u pranua nga pjesa më e madhe e njerëzve, edhe pse nëna e saj insistonte që ajo të ndryshonte mendje deri ditën kur vdiq në 2019. Ashtu si burrneshat e tjera, Duni, e cila në dokumente zyrtare është ende Gjystina Grishaj, njerëzit i drejtohen asaj në mënyrë tradicionale, pa përdforur në asnjë moment përemrat në gjininë femërore por nuk e konsideron në asnjë moment veten si transgjinore.

Shumë si Duni u betuan që të shpëtonin nga martesat e detyruara, disa në mënyrë që të mund të marrin rolet tradicionale të meshkujve, si drejtimi i një ferme në një familje ku të gjithë burrat kishin vdekur nga gjakmarrja dhe të tjerë sepse thjesht ndiheshin më shumë si burra. “Shoqëria po ndryshon dhe burrneshat po vdesin”,-tha Gjok Luli, një ekspert mbi traditat e Shqipërisë. Nuk ka shifra të sakta sesa janë ende gjallë, por nga dhjetëra që janë aktualisht, shumica janë të moshuar. Duni, 56 vjeç, është ndoshta më i riu. Mes atyre që tani janë në gjendje të zgjedhin rrugë të ndryshme në jetë, është edhe mbesa e Dunit, Valerjana Grishaj. Ajo është 20 vjeçe dhe ka vendosur që në adoleshencë të linte malet dhe të transferohej në Tiranë, në kryeqytetin relativisht modern të Shqipërisë. Fshati, tha jo nuk është vend për mua, teksa pinim kafe në një kafene në Tiranë.

“Të gjithë shoqet e mia atje janë martuar që kur ishin 16 vjeç”,-tha ajo. Por zonusha Grishaj tha se e kuptonte se përse tezja e saj mori vendimin për tu shëndrruar në burrneshë. “Nuk kishte gra të forta, të pavarura,” tha ajo. “Për të qenë e tillë, duhet të bëheshe burrë”. Ajo nuk kurseu vlerësimet për prindërit e saj që e kishin lejuar të bënte zgjedhjet e saj. “Unë isha shumë me fat, por prindër si të mitë janë të rrallë,” tha zonjusha Grishaj, duke vënë në dukje se shumica i bëjnë presion vajzave të tyre që të martohen si adoleshente. Teksa analizonte katër dekada të jetës së saj ku vishet, sillet dhe trajtohet si burrë ajo thotë “Si burrë, merr një status të veçantë në shoqëri dhe në familje. Unë kurrë nuk kam veshur një fustan dhe kurrë nuk jam penduar për vendimin tim”,-tha Duni.

Një grua që bëhej një virgjëreshë e betuar shihej si jo plotësisht mashkull, nuk llogaritej në gjakmarrje dhe prandaj i shpëtonte vrasjes nga një klan rival. Luli, ekspert për traditat vendase, tha se një nga kushërinjtë e tij, i cili mbante nofkën Kuba në vend të emrit origjinal, Tereza, ishte një fëmijë i vetëm dhe u bë një virgjëreshë e betuar në mënyrë që të shmangte martesën dhe të shmangte që prindërit e saj të ishin vetëm. Ajo vdiq në 1982.

Ai e krahasoi Kubën me një “grua që vendosi të bëhet murgeshë”. “Është i njëjti lloj përkushtimi,” tha zoti Luli, ” por ndaj familjes në vend të Zotit”. Për shqiptarët që përpiqen të arrijnë për barazinë gjinore, një përkushtim i tillë nxit ndjenja të përziera. “Të thuash që nuk do të marr urdhra nga një burrë është një politikë feministe”, tha Rea Nepravishta, një aktiviste për të drejtat e grave në Tiranë. “Të thuash që unë njam pronare e vetes dhe nuk do të jem në pronësi të një burri është feministe. Të jesh i detyruar të sillesh si burrë në vend të gruas është krejtësisht antifeministe-është e tmerrshme”.

Disa burrnesha thanë se ata e deklaruan veten burra thjesht sepse nuk ndiheshin kurrë si gra. Diana Rakipi, 66 vjeç, një burrneshë në qytetin bregdetar të Durrësit, tha “Unë gjithmonë ndihesha si burrë, madje edhe si djalë”. Ajo kënaqet duke u sjellë pas bossy. Në një shëtitje pranë apartamentit të saj të vogël me një dhomë, ajo ndalonte kalimtarët të cilët mendonte se po silleshin në mënyrë të pahijshme, si një djalë që pa se godiste vëllain e tij dhe e qortoi.

Përktheu për Shqiptarja.com Suada Mehmetaj

SHKARKO APP