“The Telegraph”: 14 mijë paund për një person, shqiptarët duan që…

Nuk ndalen kontrabandistët shqiptarë, pasi kanë gjetur një rrugë të re për të kaluar emigrantët e paligjshëm me kamionë nga Spanja drejt Britanisë. Gazeta britanike, “The Telegraph” shkruan se kontrabandistët shqiptarë sigurojnë kalimin nga Santander në bregun verior të Spanjës në portin e bregdetit jugor të Portsmouth për një pagesë prej 14 mijë paund për person.

Gazeta britanike shkruan se kjo rrugë e re shikohet nga grupet e trafikut, si një alternativë ndaj kalimit të kanalit francez me varkave të vogla ku siguria dhe kontrollet janë përmirësuar ndjeshëm vitin e fundit për shkak të masave të shtuara nga policia. Kostoja për “rrugën e re të klandestinëve” është katërfishi i pagesës që kërkohej për kalimin ilegal nga kanali Francez e cila varionte nga 3,000 deri në 3,500 paund.

Sipas artikullit, itinerari i ri i kalimit ilegal po reklamohet në mediat sociale duke përfshirë TikTok-un ku autorët përdorin imazhe kamionësh, tragetesh duke përfshirë edhe Syrin e Londrës.

SHKARKO APP