”Thikë pas shpine PD”, Berisha: Doli dha deklaratën për përjashtimin, pastaj ua komunikoi grupit

Sali Berisha tha në mbledhjen e parë me demokratët, se Lulzim Basha i nguli thikë pas shpine PD-së me vendimin e përjashtimit të tij. Lideri historik zbuloi edhe mënyrën sesi e mori vendimin kreu Basha. I vetëm dhe më pas ua komunikoi grupit parlamentar.

“Akuza për shpalljen Non-Grata nuk ka asnjë fakt, dokument, fakt dhe argument. Një njeri që ka bërë gjithçka për luftën kundër korrupsionit, për afrimin e Shqipërinë me SHBA-BE, tani damkoset pasi mafia e Soros dështoi të më dezinjonte Non Grata për konspiracion kundër politikës së SHBA. Lulzim Basha në një akt të pashembull në historinë e një vendi apo shteti, diktatorial apo demorkatik, pa pyet asnjë njeri del dhe komunikon përjashtimin e Sali Berishës, duke i futur një thikë pas shpine të gjitha parimeve mbi të cilat është ngritur PD”, tha Berisha.

 

SHKARKO APP