Home Aktualitet Tifozeria nuk...

Tifozeria nuk ndihmon dot Vllazninë, eliminohet nga AEL Limasol (VIDEO)

19
0

Nuk ka më mrekullinë Shkodër. Vllaznia është eliminuar në Conference League, teksa ka pësuar një tjetër humbje 1-0 ndaj AEL Limasol. Skuadra qipriotë ishte shumë cinike në lojën e saj.

Scepovic në minutën e 7-të shfrytëzoi më së miri një gabim në rreshtim të ekipit të Brdaric, duke arritur që të shënonte. Në “Loro Boriçi” tifozeria ishte e jashtëzakonshme, teksa thuajse kishte mbushur stadiumin plotë, por kjo ishte e pamjaftueshme.

Latifi dhe Dilaver nuk i shfrytëzuan në mënyrën më të mirë rastet e tyre për shënim, teksa sulmuesi boshnjak madje do të godiste edhe shtyllën në minutën e 66-të. Në turin e tretë në Conference League, Shqipëria përfaqësohet nga Teuta dhe Laçi që u kualifikuan. /R.Lika-Koha Jone/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit