Home Kuriozitete TikTok i përg...

TikTok i përgjigjet Twitter dhe Threads, prezanton ndryshimin e madh

1
0

Teknologjia është në “luftë” dhe një aplikacion po i përgjigjet tjetrit me një “shpikje të re”. Kështu gjigandi TikTok po i përgjigjet konkurrentëve të tij, Meta dhe Twitter, me një mjet të ri që lejon përdoruesit të postojnë tekste.

“Me Tekstet, ne po zgjerojmë kufijtë e përmbajtjes për të gjithë në TikTok, duke u dhënë atyre kreativitetin e shkruar që shohim në komente dhe tituj,” njoftoi kompania. Nëse futesh në aplikacion, ku është kamera, do të gjesh edhe opsionin e tekstit, për të postuar çfarë të duash, bashkë me gif-et, por edhe audio.

Normalisht mund të vendosni hashtags, ngjyrën e sfondit dhe çdo gjë që ndihmon krijimtarinë tuaj. Nuk është rastësi që ky ndryshim vjen në një kohë kur Twitter-i i Elon Musk po bën vazhdimisht ndryshime (madje edhe në logo) dhe Meta ka prezantuar Instagram Threads për të marrë përdoruesit që po largohen nga Twitter.

TikTok po fiton terren, gjë që po ndodh tashmë në moshat më të reja dhe po vjen të plotësojë të gjitha boshllëqet që përdoruesit e tij gjetën në platformat e tjera. Deri me sot.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Teknologjia

Më shumë nga Teknologjia

Lajmet e Fundit

Te Fundit