Tirana Fan Zone, aty ku shijohet Euro 2020 (FOTO)

Qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm shijojnë çdo ditë ndeshjet e Euro 2020 në hapësirën e posaçme të krijuar në sheshin “Skënderbej” për adhuruesit e futbollit. Nga data 11 qershor deri më 11 korrik qytetarët do kenë mundësi jo vetëm të ndjekin sfidat e futbollit, por edhe të argëtohen. Nëpërmjet një ekrani gjigand të vendosur në qendër të sheshit, por edhe në shoqërinë e aktiviteteve të ndryshme, të gjithë po shijojnë hapjen e Tiranës pas masave në kuadër të Covid-19.

SHKARKO APP