Tirana si kryeqendra ballkanike e politikës

(Ky editorial shikohet më i plotë si video ndaj kliko)

Tirana, kryeqyteti shqiptar, po kalon 1 milionë banorë. Një e treta e parlamentit buron nga Tirana.

Tirana ka ndryshuar, është rritur në banorë, por edhe në investime.

Tirana është bërë e kërkuar nga turistët e huaj, pa harruar shqiptarët e Kosovës, ato të Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi, të cilët e vizitojnë Tiranën për relaks, bukuri, por edhe si kryeqendra ballkanike e politikës.

Në Tiranë kanë ardhur liderët e Bashkimit Europian, të cilët u larguan të mrekulluar.

Në Tiranë do të jetë edhe Samiti për Ukrainën dhe për Ballkanin Perëndimor.

Tirana ishte kryeqyteti europian i rinisë, i sportit dhe tani i dialogut.

Prestigji ndërkombëtar i Shqipërisë është rritur shumë në vitet e fundit duke bërë që Tirana zyrtare të kthehet në një kryeqendër ballkanike.

Aq shumë po rritet emri dhe kërkesa për Tiranën, aqsa edhe aeroporti i Rinaasit kaloi në muajin janar për numër pasagjerësh edhe aeroportin e Beogradit, i cili ka qenë përherë në vend të parë.

Natyrisht që Tirana ka nevojë për më tepër zhvillim dhe investime, por fakti i gjithëpranuar se turistët e huaj kanë mbushur kryeqtyetin shqiptar Tirana si kryeqendra ballkanike e politikës, apo që disa Samite ndërkombëtare të nivelit të lartë zhvillohen në Tiranë, tregon se Tirana mund të quhet qytet europian.

SHKARKO APP