Një tjetër tragjedi ajrore ka tronditur futbollin brazilian. Pas asaj të 28 nëntorit të 2016 kur u rrëzua avioni i Chapocense në udhëtimin drejt Kolumbisë, një tjetër avion privat i klubit Palmas Futebol e Regatas, klubi i Seria D, është rrëzuar në një pyll pas pistës.
Katër futbollistë, presidenti i klubit dhe piloti i avionit humbën jetën. Avioni duhet të kishte mbërritur në Goiania për ndeshjen me Vila Nova. Në bord ishin futbollistët Lucas Praxedes, Guilherme Noé, Ranule dhe Marcus Molinari, presidenti Lucas Meira dhe piloti i identifikuar si “Komandant Wagner”. /Koha Jone/
Discussion about this post