Trafik droge dhe armësh, goditet banda shqiptaro-italiane, 13 të arrestuar

Një bandë që merrej me trafikimin e armëve dhe lëndëve narkotike, është zbuliuar nga autoritetet në Itali ndërsa në pranga kanë rënë 13 persona.

Mediat vendase shkruajnë se operacioni ëhstë zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në provincën e Veronës, ndërsa të arrestuarit identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije janë me kombësi shqiptare dhe italiane.

Sipas raportimeve është sekuestruar edhe një restorant në pronësi të njërit prej të arrestuarve, i cili dyshohet se shërbente si vend furnizimi për shpërndarjen e drogës.

Operacioni është ende në vijim. Priten zhvillime të mëtejshme.

SHKARKO APP