Trafikoi nusen në Itali për pro**itutë, burg për vjehrrën! E kër*ënonte se…

”Ti do të vish në Itali dhe po hape gojën të shkosh në polici ne do të vrasim mamanë”,- i tha Dashuri Shkurti të fejuarës së djalit të saj E.M. Një e re nga qyteti i Beratit ka rënë pre e trafikimit me qëllim prostitucionin, nga nëna e personit që ajo e kishte njohur për lidhje dashurore.

Prokuroria kërkon 22 vite burg për Dashuri Shkurtin, ndërsa gjykata e dënon me 17 vite. Viktima ka deklaruar se rreth muajit shkurt të vitit 2018 ka qenë e papunë dhe e asistuar nga shërbimet sociale të qytetit të Beratit kur është njohur me të pandehurin E.M, njohje e cila pas pak kohësh është zyrtarizuar dhe në familjet e tyre.

Pas përfundimit të ceremonive përkatëse, kur e reja shkoi të jetojë tek banesa e të fejuarit i cili përgjithësisht e trajtonte mirë por shumë shpejt nisën dyshimet për sinqeritetin e të pandehurit. Vajza ka treguar në prokurori se gjatë një bisede në Facebook zbuloi planin për dërgimin e saj në Itali.

SHKARKO APP