Mediat ruse kanë nisur investigimet për tragjedinë e ndodhur në Qerret, aty ku katër turistë rusë humbën jetën.
Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e të premtes, rreth mesnatës, ku viktima janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.
Shtypi shkruan se e 58-vjeçarja vuante nga kanceri dhe për këtë arsye nuk është futur në saunë.
Viktimat u gjetën në hotel të veshur me veshje të përshtatshme për saunën, por nuk është ende e qartë nëse ata ishin futur aty apo jo.
Të afërmit e viktimave kanë deklaruar se asnjëri prej tyre nuk konsumonte alkool ose lëndë narkotike. Shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet pas rezultateve të autopsisë.