Home Aktualitet Tragjedia në ...

Tragjedia në Fier, Demi: Dënimi me vdekje nuk është zgjidhja

60
0

Një ngjarje në kufijtë e çnjerëzores, por e përsëritur ndër vite, që ndodhi pikërisht teksa javët e fundit është diskutuar së tepërmi mbi dhunën ndaj të miturve. Klodian Çalamani  ka pranuar vrasjen e 8-vjeçarit pas arrestimit. Ai është i dënuar më parë për pengmarrjen e një të miture, një rast që fatmirësisht nuk kishte përfunduar në tragjedi. Paçka profilit të autorit të dyshuar të ngjarjes, sjelljes së tij në komunitet dhe reagimit të fqinjëve, roli i institucioneve është vendimtar për të shmangur përsëritjen fenomenit.

“Nuk është rasti i parë dhe fatkeqësisht nuk do të jetë as i fundit. Së fundmi, kemi përkeqësim të kësaj situate”, tha mjeku psikiatër, Neli Demi për ”A2cnn”. Për të rol vendimtar në kryerjen e krimit makabër ka luajtur edhe gjendja familjare e autorit.

Reagimi i parë i opinionit publik pas këtij rasti, është thirrja për rikthimin e dënimit me vdekje, i shfuqizuar përfundimisht për të gjitha veprat penale në vitin 2007. “Është kërkuar rikthimi i dënimit me vdekje, por nuk është kjo zgjidhja”, tha Demi. ”Autori i dyshuar ka kryer më parë krime dhe është dënuar aq sa është dënuar, por ndërhyrjet ndëshkuese asnjëherë nuk janë të mjaftueshme. Çfarë ndodh me të më pas është gjithashtu e rëndësishme”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit