Home Aktualitet Trajneri i It...

Trajneri i Italisë, Spalletti: Di gjithçka për Shqipërinë, shpresoj të mos jenë në formë në qershor

1388
0

Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024, me sfidën e planifikuar për më 15 qershor në Dortmund. Trajneri Luciano Spalletti komentoi shortin, duke vlerësuar jo pak edhe kuqezinjtë.

“Për momentin Shqipëria është një nga më të fortat në qarkullim. Po luan futboll shumë të bukur dhe është në kushte fantastike. Të shohim a do të jetë në këtë nivel edhe në muajin qershor. Nuk mund të bëj parashikime .

A jeni i kënaqur me grupin? Mund të shkonte më mirë. Të jesh në vazon e katërt ka këto pasoja, megjithatë jemi Italia dhe do t’i luajmë me krenari të gjitha ndeshjet. E nisim ndaj Shqipërisë, por është e vështirë të bësh parashikime tani. Do të shohim si do të jetë gjendja e fubollistëve atëherë.

Shtatë futbollistë shqiptarë luajnë në Serinë A?  Unë ju njoh edhe juve, jo më futbollistët. Di gjithçka për Shqipërinë”, deklaroi Spalletti për mediat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit