Home Aktualitet Transferimi i...

Transferimi i ”të fortëve” nga Britania, Sekretari i Ministrisë së Drejtësisë takon përfaqësuesit e ambasadës britanike

16
0

Qeveria shqiptare ka marrëveshje për transferimin e shqiptarëve të dënuar nga Britania e Madhe drejt vendit tonë. Dhe kjo temë ishte në fokus të takimit të sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, Ismail Shehu me përfaqësuesit e Ambasadës Britanike në Tiranë.

“Një takim i frytshëm, ku u diskutua për masat konkrete që do të ndërmerren nga të dyja palët, me qëllim garantimin e zbatimit të Marrëveshjes për transferimin e personave të dënuar. U diskutua mbi mënyrën e shqyrtimit dhe përcjelljes së dokumentacionit në çdo fazë si dhe mbi kohëzgjatjen e procedurës. Rikonfirmuam parimet humane për respektimin e të drejtës themelore të subjektit, për t’u njohur në çdo fazë të shqyrtimit gjyqësor për njohjen dhe ekzekutimin e vendimit penal britanik për transferimin nga Britania në Shqipëri”, njofton Ministria e Drejtësisë.

Po ashtu gjatë këtij takimi u ra dakord që kërkesat për transferim mund të bëhet edhe nga familjarët e të dënuarit dhe ato do të përcillen nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë.

“Përgjatë procesit, Institucionet tona gjyqësore dhe ekzekutive do të shkëmbejnë përvojën e tyre me palën britanike, si dhe do të trajnohen me mbështetjen e autoriteteve britanike për procedurën që do ndiqet në zbatim të marrëveshjes së lartpërmendur dy-palëshe. Në frymën e bashkëpunimit, autoritetet britanike riafirmuan qëndrimin e tyre dhe do të jenë në mbështetje të sistemit penitenciar shqiptar”, njofton ministria.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit