Tregon barkun e rrumbullakosur, Dafina bën lëmsh rrjetin (FOTO)

Ajo është njëra prej artisteve më të pëlqyera nga publiku. Çdo këngë e saj kthehet në hit. Po flasim për Dafina Zeqiri e cila me Dj Geek, prej kohësh po shijojnë dashurinë e tyre. Së fundmi, Dafina ka publikuar një video në rrjete sociale, me të cilën i vuri fansat në mendime.

Pas disa momenteve që shihet duke drekuar me miqtë dhe partnerin, Dafina poston dhe një video ku duket barku i fryrë. Bukë apo bebe?

Kjo mund të jetë një shaka e rastit, por përsëri ndjekësve u pëlqen ta mendojnë Dafinën një nënë të re. Prej kohësh fansat e saj po presin publikimin e plotë të albumit të saj “Dafinë Moj”.

SHKARKO APP