Tuneli 5 te ish-Shqiponja dhe nota 4 e atyre që e penguan!

Tashmë, gjithnjë e më përditë, po duket se projekti i Bashkisë së Tiranë në bashkëpunim me qeverinë qendrore për rregullimin e Unazës së Madhe (Astir deri te ish-Shqiponja) ishte një projekt fantastik.

Po e tregon fakti dhe pamjet të cilën qytetarët e shikojnë çdo ditë apo natë kur kalojnë se si po bëhet realitet ky projekt, të cilin Opozita e sabotoi në mënyrën me harbutçe.

Natyrisht që qeveria duhej ti kopensonte një për një, kushdo kishte ndërtuar në atë segment (sepse pushteti ka heshtur, kur ata ndërtonin në mënyrë të paligjshme), por keqpërdorimi politik i tyre ishte një gjë e shëmtuar.

Dhe në fund ishte Opozita që i tradhtoi pasi i shiti te qeveria, në këmbim të disa interesave të cilat asnjëherë nuk u bënë publike.

Ishin interesa politike apo private, nuk ka një përgjigje të saktë.

Por që i shiti protestuesit e Unazës së Re, kjo është e pa diskutueshme.

Gjithsesi fakti mbetet se projekti po jep rezulat, qytetarët e shikojnë se si po bëhet Unaza dhe kryqëzimet te ish-Shqiponja.

SHKARKO APP