Home Aktualitet Turi i Ramës ...

Turi i Ramës me diasporën, Kikia: Për zgjedhjet në 2025, testim për të parë ku janë në raport me qëndrimet e tyre politike

80
0

Analisti Mentor Kikia, ka komentuar dy takimet e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Greqi dhe në Itali. Për të turi i Ramës është një pjesë e paradhomës për fushatën e zgjedhjeve 2025, duke paralajmëruar një fushatë elektorale ndryshe nga të kaluarat.

“Si kryeministër është detyrë që të takohet qoftë edhe për të folur për problemet që kanë shtetasit e vendit të tij që jetojnë jashtë territorit. Ajo që është e qartë është se më shumë se gjysma e popullsisë jeton jashtë vendit dhe numri rritet.

Çdo kryeministër do e kishte detyrë për të shkuar në vendet ku ata jetojnë për t’u treguar se shteti amë ekziston. Nëse e shikojmë në dimensionin politik, e konsideroj si pjesë të paradhomës së fushatës për zgjedhjet e ardhshme, por në këtë kuadër një qasje e re që paralajmëron një fushatë ndryshe për zgjedhjet e vitit 2025.

Kërkesën më të fortë për votën e diasporës e ka bërë opozita sepse mendon se njerëzit këtu janë të numëruar nga patronazhistët. Dikush e shet votën për ndihmë, dikush bie pre e shantazhit, etj. Ata jashtë nuk e shesin votën, nuk kanë interes për vende pune, etj. Opozita ka perceptim se ata do votojnë për përmbysje, por kjo nuk është testuar asnjëherë”, u shpreh në ”News 24”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit