Home Aktualitet Turi me diasp...

Turi me diasporën, Rama të dielën në Milano. Klosi: Do të kemi më shumë shqiptarë, asnjë problem me autoritetet

231
0

Milano është ndalesa e dytë e Edi Ramës, në turin e takimeve me diasporën shqiptare, teksa të dielën emigrantët shqiptarë pritet t’i drejtohen veriut të Italisë për t’u bërë pjesë e spektaklit të ofruar nga shefi i Qeverisë.

Ndryshe nga takimi i Athinës, problemet me organizimin këtë herë nuk kanë qenë të natyrës politike me autoritetet vendase. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi thotë se kanë ndërruar sallën 3 herë për shkak të kërkesave të shumta për pjesëmarrje.

Socialistët duan të kalojnë pritshmëritë e takimit të parë për të surprizuar kryetarin e tyre, që Edi Rama të ketë përballë më shumë elektorat potencial se sa në Greqi.

“Synojmë që takimit të jetë me përmasa më të mëdha. salla akomodon 5-6 mijë persona, por do të vendosen edhe në plate. Synojmë 10 mijë persona. Do të jete një ditë shqiptarçe”, vijoi më tej Klosi për ”A2cnn”.

Marrëveshja për pensionet pritet që të jetë një nga arritjet të cilën kryeministri Edi Rama nuk do të harrojë ta nënvizojë. Turi i diasporës ka zhvendosur axhendën partiake të PS. Kongresi Zgjedhor i parashikuar fillimisht për më 12 qershor, pritet të mblidhet pasi të përfundojnë turneu nëpër Europë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit