Home Aktualitet U hodh nga ka...

U hodh nga kati i tretë, viktima është vëllai i Saimir Taullaut

7
0

Një tjetër ngjarje e rëndë është edhe ajo në Lushnje, aty ku Albert Taullaut u vetëvra, duke u hedhur nga kati i 3 i banesës së tij. 58-vjeçari është hedhur nga ballkoni i katit të tretë të vilës së tij.

E pranishme në momentin e ngjarjes ka qenë edhe vajza e të ndjerit. Brenda shtëpisë ka qenë bashkëshortja. Taullau vuante nga depresioni prej disa muajsh dhe trajtohej me medikamente.

Albert Taullau është vëllai i Saimir Taullaut, biznesmenit nga Lushnja të cilit i është bërë atentat në Tetor 2018, dhe që mundi t’i shpëtonte.

Mësohet se në të njëjtën banesë ku sot u rrëzua dhe gjeti vdekjen Albert Taullau, në vitin 2019 ishte vendosur lëndë plasëse eksploziv. Nga ngjarja në atë kohë nuk pati asnjë të lënduar për arsye se në banesë nuk kishte asnjë person.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit