U nxorr i gjallë pas 261 orësh në rrënoja, 34-vjeçari takon vajzën e sapolindur

Një 34-vjeçar i quajtur Mustafa Avcı, është nxjerrë i gjallë nga rrënojat në Turqi, 261 orë pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.8 ballë. Ai doli i gjallë nga rrënojat e spitalit privat që u shemb nga tërmeti në Hatay.

Sakaq, momenti i takimit të tij me gruan dhe vajzën e cila kishte ardhur në jetyë pikërisht ditën e tërmetit, është bërë viral në rrjet.

Në një prononcim për mediat Turke, Mustafa thotë se gjatë kohës që ai ishte për 12 ditë në rrënoja mendoi se jeta e tij kishte mbaruar dhe vdekja ishte më se e sigurt.

Por ekipit e shpëtimit mundën ta nxirrnin të gjallë duke e çuar në spital, ku ai takoi dhe vajzën e porsalindur.

“Nuk kisha shpresë. Mendova se familja ime vdiq. Nuk bëra asnjë përpjekje për të shpëtuar, isha nën rrënojat. Tani më duket sikur kam lindur sërish. Jam shumë i lumtur që kam kthyer familjen time. Nuk mund ta besoja se do të dilja përsëri. Mendova se kisha humbur nënën, babanë, të gjithë.

Gruaja ime, fëmija im, mendova se të gjithë kishin vdekur. Zoti i bekoftë të gjithë, të gjithë ishin shumë të interesuar. Jam shumë i lumtur, sikur kam lindur sërish. Përjetova edhe parajsën edhe ferrin në 12 ditë. Por fatmirësisht jemi bashkuar dhe familja jonë është kompletuar”, tha ai.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende duke vazhduar punën në Hatay. Një numër i madh skuadrash që i përkasin shoqatave, bashkive, minatorëve dhe institucioneve nën koordinimin e AFAD, të cilët shpëtuan shumë të lënduar që në ditën e parë,janë duke vijuar operacionet e tyre.

Së fundmi u shpëtuan të gjallë nga rrënojat 34-vjeçari Mustafa Avcı dhe 26-vjeçari Mehmet Ali Şakiroğlu.

SHKARKO APP