U pa në rrugë dhe pastaj në Dhomën e Bardhë, Egla Ceno tregon për herë të parë se çfarë ndodhi

Në Post Big Brother të edicionit të tretë, fituesja Egla Ceno ka folur për Dhomën e Bardhë dhe çfarë ndodhi para se të futej aty.

Ajo u shpreh se ajo ishte një nga përjetimet më të vështira, teksa u shpreh se para se të merrte vendimin për t’u futur dhe izoluar aty, ajo kanë kryer disa teste psikologjike, për të kuptuar nëse mund ta përballonte apo jo. Pra, për herë të parë u fol edhe për daljen e Eglës në rrugë, e fotos virale që aktorja u pa në rrugë.

”Dhoma e Bardhë ka qenë pikë therje shumë e vështirë sepse psikologjikisht mund të kishte qenë fatale. Pas skualifikimit, kur mu propozua Dhoma e Bardhë, para se të futem aty kam bërë teste psikologjike. Pastaj mora vendimin dhe u futa. U krye me sukses nga të tre duhet të them. Psikologjikisht flas. Më pas ndodhi ajo që ndodhi”, tha ajo.

Për disa, videoja e Eglës në Dhomën e Bardhë që ka marrë mbi 4.4 milion shikime, si asnjë video tjetër në asnjë edicion të Big Brother, e kthye në lojë si fituese të fortë.

SHKARKO APP