Home Aktualitet U pla*os nga ...

U pla*os nga shpë*thimi në Lushnjë, pas operacionit, paraqitet e stabilizuar gjendja shëndetësore e deputetit të PS

46
0

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Lushnjën, ku pas një shërbimi në një kapanon në ndërtim humbën jetën dy persona dhe u plagosën 7 të tjerë, zbardhen detaje nga gjendja shëndetësore e deputetit të PS-së, Bujar Çela. Ky i fundit ishte mes të plagosurve, nga shpërthimi në këtë subjekt që ishte në pronësi të tij.

Mësohet se Çela ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të mirë shëndetësore. Ai iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale ditën e premte, kur ndodhi edhe ngjarja.

Sakaq, në kujdes intensiv është i plagosuri Sokol Lumi, ndërsa të tjerët janë në gjendje të mirë. Kujtojmë se babë e bir humbën jetën nga shpërthimi, Roland dhe Elidon Hoxha. Gazetari i News24 dhe BalkanWeb, Julian Kasapo raportoi se në spitalin e Lushnjes aktualisht ndodhet Sajmir Korreshi i cili ka cifla nga shpërthimi në duar. Kanë marrë mjekim dhe janë larguar për ne banesë Ilia Sota, Lunedi Golemi, Ervis Sharka si dhe Ergys Gorovelli.

(BalkanWeb)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit