U tha se do të shkonte në Poloni, Joe Biden vizitë të papritur në Kiev

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur sot në Kiev, ku është takuar me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Vizita nuk ishte e lajmëruar më herët, pasi në itinerarin zyrtar thuhej se Biden do të vizitonte Poloninë.

Pas mbërritjes në Kiev, presidenti amerikan u drejtua për në pallatin presidencial të Ukrainës, ku u prit nga Zelensky.

“Joe Biden, mirë se erdhe në Kiev! Vizita juaj është një shenjë jashtëzakonisht e rëndësishme e mbështetjes për të gjithë ukrainasit”, tha presidenti ukrainas.

Mediat raportojnë, presidentët e SHBA-së dhe Ukrainës po diskutojnë furnizimin e armëve me rreze të gjatë dhe një paketë të re ndihme ushtarake.

SHKARKO APP