Home Aktualitet U zhduk në Pu...

U zhduk në Pukë para 8 muajsh. Makina e tij u gjet e djegur, biznesmeni italian Davide Pecorelli është gjallë

317
0

Davide Pecorelli, biznesmeni që u zhduk rreth 8 muaj më parë në Shqipëri është gjallë. Biznesmeni italian u rishfaq në bregdetin e Livornos në një gomone të mbytur pranë një ishulli.

Mediat italiane bëjnë me dije se ish gruaja e tij ka folur në telefon me Pecorellin. Babai i tij, Renato Pecorelli foli për mediat duke thënë: “Sapo ta shoh, do ta përqafoj dhe më pas do t’i tërheq veshët.” Ndër të tjera, zbuloi se lajmin e mrekullueshëm ia dha ish gruaja e Pecorellit.

“Unë po shpresoja për të, edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë. Ajo më tha se kishte folur me Daviden dhe se ai është mirë, tani mezi po pres ta shoh përsëri, kështu që ai do të më thotë çfarë ndodhi”, tha babai.

Mbi 8 muaj pa asnjë të re, pika e kthesës ishte më 17 shtator. Babai i 4 fëmijëve, Pecorelli ishte zhdukur në Pukë në Shqipëri, ku kishte shkuar në një udhëtim pune, ku kishte takuar edhe pronarin e një qendre bukurie.

Historia e Davide, veçanërisht në muajt e parë pas zhdukjes së tij ngriti shumë pista hetimi. 45-vjeçari, i cili erdhi në Shqipëri më 3 janar, mori më qira një automjet tip “Skoda Fabia”, udhëtoi drejt Vlorës, më pas shkoi në Shkodër dhe bëri një ndalesë në Pukë. Që prej 6 janarit u zhdukën gjurmët e tij, ndërsa në automjetin krejtësisht të djegur u gjetën sende personale që dyshohet t’i përkasin Davide Pecorellit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit