Ujërat territoriale si nocion juridik i të drejtës ndërkombëtare – Gazeta Koha Jone
  • Historiku i Koha Jone
  • Kontakt
Gazeta Koha Jone
  • POLITIKE
    Meta: Thelbësore për të ardhmen e kombit tonë është dashuria, mbrojtja dhe forcimi i familjes, Atdheut dhe traditave

    Artan Hoxha: Dosja “Santo”, SPAK ende i pavendosur. SPAK mos u mendo shumë!

    Një i majtë kryeson listën e republikanëve, Mediu mesazh Bashës nga Shkodra

    Mediu: Nuk i bindem një interesi që shkatërron PR-në

    Komisioneri Varhelyi: BE, mekanizëm për të siguruar shpejt vaksinat anti-Covid për Ballkanin Perëndimor!

    Kryemadhi takim me gratë në Fier: LSI do krijojë hapësira punësimi dhe mundësi vendimarrjeje

  • Editorial
    Radio gjermane DW: Greqia zgjeron kufirin detar në Perëndim

    Video editorial i “Koha Jonë”: Rrugët e Ramës mbeten rrugëve

    Negociatat me BE, Rama mesazh për Presidentin Macron

    Video editorial i “Koha Jonë”: Fushata e rrezikshme anti BE e Rilindjes

    140 dosje në pritje, Kushtetuesja rinis punën pas 30 muajsh pezullim

    Gjykata Kushtetuese dhe frika ndaj saj, lufta për ta deligjitimuar

    Reagon ambasada franceze ndaj deklaratave antiBE të kryeministrit Rama

  • Aktualitet
    Alimehmeti: Shpenzimet për trajtimin e mjekëve të infektuar me Covid të mbulohen nga shteti

    Paralajmërimi i IGJEUM, PD: Shkodra e harruar nga qeveria. Oboti vijon të jetë i përmbytur

    Çipa: Basha bëri gabim në formësimin e disa aleancave, Rama kandidatët për deputetë i mban në ankth

    “Kontrata e vaksinës është konfidenciale”, Meço i përgjigjet Ramës: Ta dimë, e blejmë sa frëngu, apo sa braziliani?

    Veliaj dhe Rama në 2 shtëpi të reja në Zall-Herr

  • Forum
    Genc Pollo për median e madhe europiane: Ngjashmëria e madhe mes zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi dhe atyre në Shqipëri

    Konsistenca është virtyt i mendjeve të vogla! Por jo të paudha!!

    Lubonja: Rama si Putini, ble parti të reja që të mbajë pushtetin

    Fatos Lubonja: Nuk keni parë gjë akoma!

    Shqiptari i përmbytur  që nuk  mbrohet dot nga çadra e gjeopolitikës

    “Qeveri kthena borxhin….Ne jemi Evropë”

    Komunistët e Ylljet Aliçkës

    Roland Qafoku: Të gjithë fajin nuk e ka Tirja

    Shkolla e horrorit në Beograd

    Shkolla e horrorit në Beograd

  • ShowBiz
    Mesazhi i fshehur brenda këngës së re të Selena Gomez (VIDEO)

    Çfarë po ndodh mes Kim dhe Kanye-s?

    Çfarë po ndodh mes Kim dhe Kanye-s?

    Emily Ratajkowski tregon me bikini barkun e rrumbullakosur

    Thanë se kishte “tradhtuar” PD-në për PS-në, reagon e revoltuar Çiljeta

    Çorapet e Kamala Harris bëjnë ‘namin’ në rrjet

  • Sporti
    Onesa, tifozja 6-vjeçare që befasoi me dhurata sot ekipin e Vllaznisë (VIDEO)

    FIFA merr vendimin për Çinarin, Partizani shton forcën sulmuese

    Presidenti i Bayernit: UEFA po mendon organizimin e Europianit në një vend të vetëm!

    Juventus mund me “poker” Udinesen, “jashtëtokësori” Ronaldo thyen rekordin e Pele (VIDEO)

    ANALIZA/ Juventus di të ringrihet, pas humbjeve Ronaldo shënon … dopietë

    Mandzukic: Fanellë ikonike, do të luftoj për kuqezinjtë!

  • Kosova
    Ministri Quni: Drejtësia ndërkombëtare do të rikonfirmojë pastërtinë e luftës për liri e pavarësi

    “Bashkim me Shqipërinë”, Vuçiç: Haradinaj i rrezikshëm!. Reagon ish-kryeministri: Mos kini frikë e mos u bëni nervozë, njihni Kosovën!

    Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë më 25 shtator

    Roli jetik i Shqipërisë për Kosovën

    Deklarata e Haradinajt, Vuçiç: “Shqipëria e Madhe” është e rrezikshme

    Zgjedhjet në Kosovë po afrojnë, si do të votojnë personat e prekur me Covid-19?

  • Magazine
  • WEB TV
    Floida Kërpaçi: 96 ditë nga ndryshimi për shqiptarët. Të rinjtë janë prioritet i LSI

    Kur ecin si të çmendur dhe të droguar në Tiranë (VIDEO)

    Policia, vetëm gjobë për aksidentin në mes të Tiranës me 150 km/h në kryqëzim

    Lulzim Basha: 25 prilli është referendum. Opozita ka krijuar koalicionin më të madh në 30 vite pluralizëm

    Basha: Rama duhet të largohet, premtoi shëndetësi falas, por e futi në kolaps

  • Kulture
    Vdekja enigmatike e Albert Kamysë: Një aksident tragjik me makinë, apo një atentat i orkestruar nga KGB?

    Gjinushi: Shqipëria 8 herë më pak teste për Covid-19 se Evropa dhe Ballkani

    Skënder Gjinushi: Në nëntor 2021 do mbahet Kuvendi i Albanologjisë. Standard i shqipes nuk preket

    Gjendet “Salvator Mundi”

    Skënder Gjinushi: Fushat që do kenë përparësi për tu bërë anëtar i Akademisë së Shkencave

    Probleme me shtëpinë e Maks Velos/ Godina e ish Radio Tiranës drejt shembjes? Margariti: Jo sa të jem unë ministre

  • Intervista
    Kryemadhi: Programi është gati, fokusi ynë familja, të rinjtë dhe ekonomia. LSI parti që mban fjalën

    Kryemadhi: Opozita ka shumë pika të përbashkëta, 25 prilli është referendum popullor kundër Ramës

    Kandidati i LSI-së për Qarkun Berat, Blenard Nonaj:  25 Prilli, një kapitull i ri për Shqipërinë

    Meta: Besueshmërinë e qytetarëve ndaj vaksinës e garanton transparenca, jo propaganda e qeverisë

    Presidenti Meta: Qytetarët të informohen për vaksinën. Me këtë pandemi s’ka vend për “sekrete”

    Kritikat e Ramës ndaj BE-së, Meta: Gjithmonë fajësojmë të tjerët, nuk marrim përgjegjësi

    Sokol Sadushi: Reforma në drejtësi sjell frymë të re – 2021 vit premtues

No Result
View All Result

Home Forum

Ujërat territoriale si nocion juridik i të drejtës ndërkombëtare

14/01/2021 16:46
in Forum
Amendimi i legjislacionit detar shqiptar një sfidë serioze për mbrojtjen e interesit kombëtar
Shperndaj Ne FacebookShperndaj Ne Twitter

Nga Ermal Xhelilaj –
Ujërat territoriale në kontekstin e të drejtës ndërkombëtare, u trajtuan për herë të parë në Konferencën e Hagës (1930) me anë të Komitetit të Ujërave Territoriale, sipas të cilit shtetet bregdetare mund të zotëronin sovranitet të kufizuar mbi brezin detar ngjitur me vijën bregdetare shtetërore, të quajtura ndryshe ujëra territoriale. Për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me gjerësinë e ujërave territoriale, dizpozita ligjore nuk u miratua, ashtu sikurse nuk u miratua edhe konventa në tërësi.

E rëndësishme në këtë konferencë, konsiderohet fakti se midis shteteve pjesëmarrëse ekzistonte një miratim i heshtur mbi të drejtën shtetërore në lidhje me zotërimin e ujërave territoriale, si dhe të hapësirës ajrore përkatëse, shtratit detar dhe pasurive nëntokësore që karakterizonin këtë zonë. I njëjti fenomen ndodhi edhe gjatë Konferencave të Gjenevës mbi të Drejtën e Detit (1958-1960), të cilat u karakterizuan nga mosmarrëveshje midis shteteve mbi përcaktimin e gjerësisë së ujërave territoriale.

Propozimet mbi gjerësinë e ujërave territoriale në këto konferenca përfshinin rregullin e vjetër zakonor të tremilëshit, parimin e pranuar përgjithësisht të gjashtë-milëshit (e pamiratuar vetëm për një votë), si dhe pretendime të ekzagjeruara, si në rastin e Uruguajt, i cili kërkonte shtrirjen e ujërave territoriale deri në 200 milje detare. Marrëveshja mbi këtë çështje, më së fundmi u sanksionua gjatë zhvillimit të Konferencës UNCLOS III të vitit 1982. Neni 3 i UNCLOS-it, e përcakton gjerësinë e ujërave territoriale deri në 12 milje detare nga vija bazë. Si rrjedhojë, shtetet anëtare të kësaj Konvente dhe shtetet e tjera të cilat e pranojnë legjitimitetin e dispozitës ligjore përkatëse, njohin gjerësinë prej 12 miljesh detare të ujërave territoriale shtetërore.

Juridiksioni mbi ujëra territoriale me gjerësi më shumë se 12 milje detare nuk konsiderohet i pranueshëm juridikisht për arsye se parimi ligjor konkret i UNCLOS-it tashmë konsiderohet element themelor i të drejtës ndërkombëtare të detit, dhe praktika ndërkombëtare e shteteve po favorizon gjithmonë e më shumë njohjen, pranimin dhe zbatimin të këtij nocioni juridik. Në këtë kontekst, neni 2 i UNCLOS-it përmban elementin e rëndësishëm ligjor të sovranitetit, duke theksuar se sovraniteti i shtetit bregdetar shtrihet, përtej territorit tokësor dhe ujërave të brendshme, në një brez detar ngjitur me vijën bregdetare kombëtare, të përshkruar si regjim i ujërave territoriale.

Një çështje e rëndësishme në kontekstin ligjor të sovranitetit karakterizohet dhe detyrimi i shtetit bregdetar lidhur me të drejtat ligjore të anijeve të huaja të cilat lundrojnë përgjatë ujërave të tij territoriale. Shteti bregdetar, mbështetur në nenin 24(2), është i detyruar të njoftojë publikisht rreziqet lundrimore që karakterizojnë ujërat e tij territoriale, për të cilat ai është në dijeni. Duke i vendosur detyrime shtetit bregdetar në lidhje me ujërat e tij territoriale, dispozita ligjore nënkupton pikëpamjen sipas të cilës brenda ujërave territoriale duhet të përcaktohet një hapësirë e lirë ujore nga kufizimet ligjore në të cilën shteti nuk përmban detyrimin e zbatimit të këtij kriteri.

Rrjedhimisht, e drejta ndërkombëtare duhet të përcaktojë një gjerësi minimale për ujërat territoriale, në të cilën shteti bregdetar duhet të përmbushë të gjitha detyrimet ligjore për anijet e huaja që lundrojnë në këto ujëra. Juridiksioni shtetëror mbi ujërat territoriale, konsiderohet ndër elementet themelore në kuadër të së drejtës ndërkombëtare të detit.

Sipas nenit 21 të UNCLOS-it, shteti bregdetar lejohet të formulojë legjislacion kombëtar për ujërat territoriale me qëllim rregullimin e veprimtarisë lundrimore, mbrojtjes së kabllove dhe tubacioneve të nënujshme, peshkimit, ndotjes mjedisore, kërkimit shkencor, çështjeve doganore dhe fiskale, si dhe problemet mbi emigracionin dhe shëndetin publik.

Megjithatë, shteti bregdetar, mbështetur në nenin 21(3), duhet t’i shpallë publikisht të gjithë elementet e mësipërme ligjore. Normat ligjore konkrete nuk duhet të ndikojnë mbi planimetrinë, ndërtimin, ekuipazhin dhe pajisjet e anijve të huaja, me përjashtim të rastit kur këto norma janë konform standardeve ndërkombëtare të pranuara. Kufizimi i mësipërm mbi kompetencat legjislative të shtetit bregdetar, ka për qëllim krijimin e një balance ndërmjet interesave të këtij shteti dhe shteteve të huaja anijet e të cilave mund të lundrojnë në ujërat e tij territoriale. Kjo zgjidhje i lejon shtetit bregdetar të formulojë legjislacion të brendshëm, por njëkohësisht neutralizon rrezikun e modifikimit të planimetrisë, ndërtimit dhe pajisjeve të anijeve të huaja gjatë lundrimit të tyre në ujërat territoriale të këtij shteti.

Anijet e huaja, sipas nenit 21(4) dhe 22, janë të detyruara të zbatojnë ligjet e shtetit bregdetar të cilat janë konform parametrave ligjorë ndërkombëtar të UNCLOS-it, si dhe duhet të lundrojnë në rrugëkalimet detare të përcaktuara ligjërisht nga shteti bregdetar. Për më tepër, anijet e huaja duhet të zbatojnë rregullat e pranuara ndërkombëtare mbi parandalimin e përplasjeve të anijeve në det, pavarësisht nëse shteti bregdetar ose shteti kombësinë e të cilit anija zotëron e kanë ratifikuar traktatin konkret apo jo, ku ndër më të rëndësishmit është Konventa COLREG (1972).

Pavarësisht se UNCLOS-i promovon fuqishëm kufizimin e juridiksionit legjislativ të shteteve bregdetare mbi anijet e huaja, sipas nenit 27 të kësaj Konvente, shtetet lejohen në raste të caktuara të zbatojnë juridiksionin e tyre kombëtar penal mbi anijet e huaja të cilat lundrojnë në ujërat e tyre territoriale. Duke marrë në konsideratë paqartësitë e ndryshme që karakterizojnë nenet e përmendura më lart, mund të theksohet se shtetet bregdetare nuk mund të krijojnë legjislacion të brendshëm dispozitat e të cilit pengojnë të drejtën e kalimit paqësor të anijeve të huaja në ujërat e tyre territoriale (neni 24/1), apo të cilat lejojnë taksimin e këtyre anijeve gjatë lundrimit të tyre paqësor (neni 26).

Shteti mund të përfitojë taksa nga anijet konkrete vetëm për shërbime të veçanta, si pilotazhi dhe operacionet e kërkim-shpëtimit, por jo në një mënyrë të tillë e cila lejon diskriminimin ndërmjet anijeve të shteteve të ndryshme, si dhe midis anijeve të cilat kanë ngarkesë ose zhvillojnë aktivitetin e tyre në llogari të shteteve të ndryshme. Shtetet bregdetare, lejohet të krijojnë legjislacion mbështetur në nenin 21, dhe anijet e huaja pavarësisht statusit lundrimor, qoftë kalim paqësor ose lundrim normal, duhet të zbatojnë ligjet e shteteve bregdetare gjatë lundrimit në ujërat e tyre territoriale.

UNCLOS-i në lidhje me ujërat territoriale, përcakton qartësisht dhe juridiksionin ekzekutiv që zotërojnë shtetet bregdetare mbi subjektet e regjimit juridik të kësaj zone detare. Neni 27 dhe 28 i kësaj Konvente, përcakton se juridiksioni ekzekutiv i shteteve bregdetare në ujërat territoriale, konsiderohet parimisht i plotë, me përjashtim të: (a) juridiksionit mbi krimet e kryera përpara se anija e huaj të hyjë në ujërat territoriale, dhe (b) juridiksionit me natyrë juridike civile për të bllokuar ose sekuestruar anije të huaja në lidhje me përgjegjësi ligjore, të cilat nuk kanë ardhur si pasojë e lundrimit të kësaj anijeje në ujërat territoriale të shtetit bregdetar.

UNCLOS, parashtron rregulla sipas të cilave shtetet bregdetare nuk lejohen të ushtrojnë juridiksionin e tyre mbi anijet që lundrojnë në mënyrë kalimtare dhe paqësore në ujërat e tyre territoriale, përjashtuar situatat kur pasojat e krimeve të kryera në anijen e huaj shtrihen në shtetin bregdetar; kur krimet prishin qetësinë dhe rendin e shtetit bregdetar; kur kapiteni i anijes së huaj kërkon ndihmën e shtetit bregdetar; kur ndërhyrja kryhet për të neutralizuar trafikun e drogës në anije, si dhe për aktivitetet e tjera kriminalizuese të përcaktuara në dispozitat e Konventës.

Neni 220 mbi ndotjen detare, parashikon gjithashtu kufizime ligjore lidhur me juridiksionin ekzekutiv të shteteve bregdetare mbi anijet e huaja, të cilat lundrojnë në ujërat territoriale të këtyre shteteve. Rregullat e juridiksionit të shteteve bregdetare të cituara më sipër, zbatohen për të gjitha anijet tregtare, por dispozita të veçanta ligjore janë krijuar për anijet qeveritare dhe anijet ushtarake, në mënyrë që të merret në konsideratë e drejta e imunitetit dhe sovranitetit të këtyre anijeve. Anijet qeveritare, të cilat nuk operojnë për qëllime tregtare apo industriale, siç mund të jenë anijet ushtarake dhe të rojës bregdetare, nuk konsiderohen subjekt i juridiksionit ekzekutiv të shteteve bregdetare për shkak të imunitetit që gëzojnë sipas të drejtës ndërkombëtare zakonore, nenit 32 të UNCLOS-it (1982), dhe nenit 22(2) të KUT-it (1958).

Pavarësisht këtij standardi ligjor, anijet ushtarake dhe anijet e tjera qeveritare kanë detyrimin ligjor për të respektuar legjislacionin e brendshem detar të këtyre shteteve bregdetare dhe mund të konsiderohen subjekt i juridiksionit legjislativ të këtyre shteteve në raste të caktuara. Mbështetur në normat ndërkombëtare zakonore të detit dhe dispozitat ligjore të UNCLOS-it, shteti, kombësinë dhe flamurin e të cilit zotëron anija ushtarake, konsiderohet përgjegjës për problematikat e shtetit bregdetar që janë shkaktuar si pasojë e moszbatimit të normave të tij ligjore nga anija ushtarake gjatë lundrimit në ujërat territoriale. Në nenin 30 të UNCLOS-it shprehet se anija ushtarake, e cila nuk zbaton normativat ligjore detare të shtetit bregdetar në lidhje me kalimin në ujërat e tij territoriale dhe injoron kërkesat e vazhdueshme të autoriteteve kombëtare për të zbatuar këto rregulla, urdhërohet nga shteti bregdetar të dalë jashtë ujërave të tij territoriale.

Në rast të moszbatimit të këtij urdhri, shteti bregdetar mund të përdorë të gjitha mekanizmat e nevojshëm ligjorë për ta detyruar anijen ushtarake të dalë jashtë ujërave të tij territoriale. Normat ligjore të cilat nuk kanë lidhje me lundrimin kalimtar dhe paqësor të anijes ushtarake, siç mund të jenë ligjet penale të shtetit bregdetar, nuk zbatohen mbështetur në mekanizmat e mësipërme, dhe anija ushtarake duhet të lejohet të vazhdojë lundrimin e saj normalisht. Përveç të drejtave ligjore, shteti bregdetar, bazuar në parimet juridike të traktateve ndërkombëtare, është i veshur me përgjegjësi të ndryshme ligjore në lidhje me anijet e huaja që lundrojnë në ujërat e tij territoriale.

Disa nga këto përgjegjësi shtetërore, siç është detyrimi i shtetit bregdetar për të publikuar rreziqet lundrimore që paraqiten në ujërat e tij territoriale, u diskutuan më lart. Nga ana tjetër, përgjegjësia më e madhe e shtetit bregdetar konsiderohet detyrimi ligjor ndërkombëtar për të mos penguar ose penalizuar pa arsye dhe argumenta të forta dhe bindëse ligjore anijet e huaja, të cilat mbështetur në dispozitat e UNCLOS-it, zotërojnë të drejtën e ushtrimit të kalimit paqësor në ujërat territoriale të këtij shteti.

Delimitimi i kufijve detarë, veçanërisht përcaktimi i ujërave territoriale ndërmjet shteteve të ndryshme, konsiderohet një koncept ligjor themelor me rëndësi madhore për interesat kombëtare të shteteve dhe sistemin ndërkombëtar në tërësi, për arsye se shpeshherë këto situata problematike karakterizohen nga mosmarrëveshje apo konflikte ndërshtetërore, të cilat mund të rrezikojnë paqen, rendin dhe sigurinë globale. Ndarja e kufijve detarë të ujërave territoriale, ZEE-së dhe shelfit kontinental mbështetur në praktikën dhe të drejtën ndërkombëtare konsiderohet një çështje e ndërlikuar, e vështirë dhe komplekse, për arsye se përcaktimi përfundimtar i këtyre kufijve normalisht përfshin ndërthurjen, bashkërendimin, interpretimin dhe zbatimin e dispozitave ligjore të traktateve ndërkombëtare detare, të marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe ndërshtetërore, si dhe të normave juridike zakonore ndërkombëtare të detit.

Në kontekstin e të drejtës traktatore, në dispozitat e UNCLOS-it mbi këtë çështje theksohet se në rastet kur shtetet përballë ose përbri njëra-tjetrës, dështojnë të përcaktojnë kufirin e ujërave territoriale përkatëse në mënyrë bashkëpunuese, atëherë kufiri shtetëror konsiderohet vija mesore e baraslarguar nga vijat bregdetare bazë të shteteve, përjashtuar rastet kur ujërat kombëtare konsiderohen të natyrës historike ose përfaqësojnë kushte të veçanta gjeografike. Nga këndvështrimi i të drejtës ndërkombëtare zakonore të detit, delimitimi i ujërave territoriale ndërmjet shteteve, sikurse edhe është vënë në dukje nga GJND-ja në Procesin Guinea kundër Guinea Bissau (1985), është përcaktuar sipas parimit juridik të zgjidhjes së drejtë, të ndershme e të paanshme.

Nocioni juridik i të drejtës së kalimit paqësor, i konsideruar si një koncept themelor i të drejtës ndërkombëtare, është i lidhur ngushtësisht me regjimin juridik të ujërave territoriale. Në këtë kontekst, kufizimi kryesor që karakterizon sovranitetin e shtetit bregdetar mbi ujërat e tij territoriale, qëndron në të drejtën e anijeve të shteteve të tjera për të lundruar lirisht ose kaluar paqësisht përgjatë këtyre ujërave me karakter ligjor kombëtar. Përkufizimi i termit kalim, nuk përfshin vetëm lundrimin faktik të anijes së huaj përmes ujërave territoriale të një shteti tjetër, por nënkupton gjithashtu të drejtën e ndalimit dhe ankorimit të kësaj anijeje përsa kohë kjo veprimtari ka ardhur si rrjedhojë e incidenteve lundrimore apo është konsideruar e domosdoshme për shkak të forcës madhore.

UNCLOS, nëpërmjet dispozitës ligjore përkatëse, e shtrin qëllimisht efektin juridik të konceptit të kalimit edhe për rastet kur anijet përpiqen të ndihmojnë anije të tjera në fatkeqësi, ose për të ndihmuar njerëz dhe avionë në rrezik apo fatkeqësi detare. Mbështetur në nenin 18(1), termi kalim nënkupton edhe lundrimin përmes ujërave territoriale me qëllim hyrjen ose daljen nga ujërat e brendshme, si dhe për të lundruar drejt porteve të shtetit bregdetar. Të gjitha nëndetëset dhe mjetet e tjera të motorizuara nënujore, sipas nenit 20 të UNCLOS-it, duhet të lundrojnë në sipërfaqe në mënyrë që të përfitojnë statusin ligjor të kalimit paqësor.

Po ashtu, në nenin 18(2) të UNCLOS-it mbi kalimin paqësor shprehet se anijet e huaja nuk lejohen të zhvillojnë aktivitete të ndryshme ose të kryejnë devijime gjatë lundrimit të tyre në ujërat territoriale pavarësisht natyrës paqësore që mund të karakterizojnë këto aktivitete apo devijime, për arsye se kalimi i anijes duhet të zhvillohet i vazhdueshëm dhe relativisht i shpejtë.

Historikisht, çështja e termit paqësor, në kuadër të konceptit ligjor të kalimit paqësor, është karakterizuar si një temë e ndërlikuar ligjore dhe në mungesë të një përkufizimi të qartë juridik. Kjo çështje është diskutuar gjerësisht në Procesin gjyqësor të Kanalit të Korfuzit (1949), në të cilin GJND-ja u shpreh se duke qenë se kalimi (lundrimi) i anijeve angleze u zhvillua në një mënyrë të tillë, e cila nuk paraqiste kërcënim për shtetin bregdetar (Shqipërinë), atëherë kalimi duhet normalisht të konsiderohet si paqësor. Nocioni ligjor bashkëkohor i termit paqësor, pasqyrohet në nenin 19(1) të UNCLOS-it, sipas të cilit kalimi konsiderohet paqësor përsa kohë nuk paragjykon (kërcënon) paqen, rendin, ekonominë dhe sigurinë e shtetit bregdetar.

ShareTweetSend
Previous Post

Zyrtarizohen 3 kandidatët për president të Barcelonës

Next Post

Lagjia pranë Fierit pa ujë,kanalizime dhe rrugë, banorët: Duam të ikim, nuk rrihet në baltë!

Related Posts

Genc Pollo për median e madhe europiane: Ngjashmëria e madhe mes zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi dhe atyre në Shqipëri
Forum

Konsistenca është virtyt i mendjeve të vogla! Por jo të paudha!!

19/01/2021 08:55
Lubonja: Rama si Putini, ble parti të reja që të mbajë pushtetin
Forum

Fatos Lubonja: Nuk keni parë gjë akoma!

18/01/2021 17:13
Shqiptari i përmbytur  që nuk  mbrohet dot nga çadra e gjeopolitikës
Forum

“Qeveri kthena borxhin….Ne jemi Evropë”

18/01/2021 13:12
Komunistët e Ylljet Aliçkës
Forum

Roland Qafoku: Të gjithë fajin nuk e ka Tirja

18/01/2021 12:07
Shkolla e horrorit në Beograd
Bota

Shkolla e horrorit në Beograd

18/01/2021 11:42
Speciale/Ja kush janë 50 shqiptarët e dekoruar nga Franca

17/01/2021 20:03
Next Post
Lagjia pranë Fierit pa ujë,kanalizime dhe rrugë, banorët: Duam të ikim, nuk rrihet në baltë!

Lagjia pranë Fierit pa ujë,kanalizime dhe rrugë, banorët: Duam të ikim, nuk rrihet në baltë!

Discussion about this post

EDITORIAL

Radio gjermane DW: Greqia zgjeron kufirin detar në Perëndim

Radio gjermane DW: Greqia zgjeron kufirin detar në Perëndim

19/01/2021 18:29

Nga DW- Parlamenti grek vendos për zgjerimin e territorit ujor të Greqisë në Detin Jon, nga gjashtë në dymbëdhjetë milje...

30 vite KOHA JONE

Martin Leka: Tre ditë në Vlorë, ku paratë dhe dorëheqja e qeverisë kërkohen me protesta prej më shumë se 20 ditësh

18/01/2021 18:25

(Botuar me 1 mars 1997 në KOHA JONE) Nga Martin Leka- Vlora, epiqendra protestave popullore prej m shumë se 20...

Ruaj paqen, o shtet

Ruaj paqen, o shtet

18/01/2021 18:22

(Botuar me 1 mars 1997 në KOHA JONE) Ruaj paqen, o shtet Nata e djeshme ishte e tmerrshme. U gjakos...

Rreth Nesh

Gazeta "Koha Jone" themeluar si e pavarur me datë 11 Maj 1991.
Botues: Nikoll LESI . Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANE

Na Ndiqni

NIPT:J71425013C
  • Historiku i Koha Jone
  • Kontakt

© 2019 Kohajone.com

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • Editorial
  • Aktualitet
  • Forum
  • ShowBiz
  • Sporti
  • Kosova
  • Magazine
  • WEB TV
  • Kulture
  • Intervista

© 2019 Kohajone.com