Ulen temperaturat, por era rrit rrezikun për përhapjen e zjarreve, sinoptikania tregon çfarë pritet

Teksa sot është vënë re një ulje e temperaturave, sinoptikania Lajda Porja pohoi se kjo ulje do të vijojë edhe përgjatë ditës së nesërme.

Në një lidhje skype për ‘News24’ Porja tha se për shkak të lagështisë në ajër ndihet edhe i nxehti.

Mes të tjerash Porja tha se deri më 6-7 korrik do të kemi një mot të qëndrueshëm, ndërsa nuk përjashtoi shifrat lokal në zonat veriore dhe verilindore apo dhe breshëri. Sinoptikania nënvizoi faktin se me forcimin e erës rritet edhe rreziku për favorizimin e zjarreve.

SHKARKO APP