“Unë, Belul megalomani i sportit”, është libri i ri që publicisti Uvil Zajmi, ka përgatitur dhe shpejt do të dalë në treg. Ndonëse i qëndron linjës sportive, por pak ndryshe nga botimet e tij ku trajtohen, kujtohen histori, ngjarje, nostalgji sportive, për njerëz të shquar në vite, me “Unë Belul megalomania i sportit”, Zajmi i ofron lexuesve një libër me përmbajtje argëtuese.
Sipas autorit, idea, i referohet një figure humoristike e ngjashme me atë komike të Belul Gjiraqinës të Qamil Buxhelit, por në këtë rast, bëhet fjalë për një tjetër personazh, një Belul megaloman, fodull të sportit. Shumë i ditur, i gjithanshëm në këtë fushë, krijues, kritikues që të godet për gjithcka, një figurë e sjellë me humor që flet për karrierën e tij, që komunikon me lexuesit, i përgjigjet letrave të tyre, një mëndjemadh që jep këshilla, orientime, etj.
Ndonëse i ardhur, i trashëguar nga sistemi që i shërbeu për shumë vite, sot ai shfaqet me të tjera ngjyra, një Belul megaloman kamaleon modern që sipas Zajmi është vetëm fantazi dhe nuk i referohet askushit, as dikushit, as tjetërkushit, as shumkushit dhe as kërkushit …
Discussion about this post