Manchester United ka arritur që të sigurojë kualifikimin për në turin tjetër në Europa League. Skuadra e Solskjaer mori një fitore spektakolare 3-2 ndaj Liverpoolit.
Ndeshja në fakt nuk nisi aspak mirë për “Djajë e Kuq”, që e panë veten në disavantazh pasi Mohamed Salah do të shënonte me një goditje me kokë. 8 minuta më pas Greenwood vendosi baraspeshën, ndërkohë që në fillimin e pjesës ë dytë Rashford kaloi në avantazh United.
Në minutën e 58-të, Liverpooli riktheu ndeshjen në barazim falë një tjetër goli të Salah. Gjithsesi United ishte në një mbrëmje më të mirë, teksa do të realizonte dhe golin e tretë në minutën e 78-të nga goditja e dënimit.
Discussion about this post