Me titullin thuajse të siguruar, Manchester City është sforcuar pak në derbi, duke u mundur 2-0 nga Manchester United. Skuadra e Guardiolës i dha fund ecurisë së 21 fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet.
Bruno Fernandes zhbllokoi rezultatin që në minutën e 2-të me 11-metërsh ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë mbrojtësi Luke Shaw vulosi fitoren e ekipit të Solskjaer.
United me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë me 54 pikë, 11 më pak se City kryesues. /R.Lika-Koha Jone/
Discussion about this post