Manchester United arriti një fitore spektakolare me përmbysje në transfertë kundër Southampton 2-3. “Djajtë e kuq” triumfuan me shumë vuajtje dhe në një ndeshje të çmendur, pasi ishte një sfidë me dy fytyra.
Pjesa e parë foli krejtësisht për Southamptonin. Vendasit gjetën avantazhin e dyfishtë me anë të Bednaerk dhe Ward-Prowse. “Djajtë e kuq” u futën në dhomat e zhveshjes me disavantazhin e dy golave, por aktivizimi i Cavanit i dha fitoren Solskjaerit.
Sulmuesi uruguaian asistoi fillimisht në golin e Bruno Fernandesit në të 60-n minutë, ndërsa portugezi i ktheu borxhin më pas duke i shërbyer për golin e dytë të Djajve të Kuq.
Goli i tretë dhe final i ndeshjes u shënua në minutën e dytë të shtesës. Rashford krosoi drejt zonës, atje ku “El Matador” nuk fali duke i dhënë 3 pikë ekipit të tij.
Discussion about this post