Ura e Drojës rrezikon të shembet, banorët: Rindërtimi pa cilësi, 1 mln euro po i merr lumi – Gazeta Koha Jone

Ura e Drojës rrezikon të shembet, banorët: Rindërtimi pa cilësi, 1 mln euro po i merr lumi

Ura e Drojës në Mamurras, rindërtimi i të cilës kushtoi rreth 1 mln euro po shkon drejt shembjes për herë të dytë në tre vite. Këmbët e Urës dhe barrierat mbrojtëse të lumit janë dëmtuar pas reshjeve të shiut. Banorët akuzojnë se shkak për dëmtimin e urës janë punimet me cilësi të ulët.

Ura e Drojës në Mamurras rrezikon të shembet për herë të dytë  për shkak të cilësisë së dobët të rindërtimit që kushtoi rreth 1 milion euro.

Reshjet e shiut të javës së kaluar nxorrrën në pah problemet.

Këmbët e urës kanë pësuar gërryerje të mëdha, ndërsa pjesët mbrojtëse të saj janë shkatërruar pas reshjeve të shiut të javës së kaluar.

Banorët thonë se gjendja e urës është dëshmia e abuzimit, dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme pasi rrezikojnë izolimin para se të vijë dimri.

Drejt rrënimit po shkon edhe Ura e Zogut mbi lumin Mat, një monument i mbrojtur por i lënë në harresë nga vetë shteti.

Vërshimi i lumejve të shfrytëzuar vit pas viti në mënyrë agresive për marrjen e inerteve, po merr me vete edhe toka bujqsore në Kurbin e zona të tjera, ku mungojnë masat parandaluese për erozionin. /Ora News

Related Posts

Next Post

Discussion about this post

EDITORIAL