Urdhërarrest për Netanjahun dhe Sinvar: Reagime në Izrael

Qeveria izraelite po vendoset gjithnjë e më shumë nën presion për luftën që zhvillon në Rripin e Gazës, pas masakrës së Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael. Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, Karim Khan deklaroi të hënën në Hagë, se ai krahas përfaqësuesve të lartë të organizatës terroriste, Hamas, po aplikon për urdhërarrest edhe kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu. Izraeli e kitikoi ashpër këtë hap duke e quajtur “turp historik”. Ndërkohë politikani i opozitës dhe ministër i kabinetit të luftës në Izrael, Benny Gantz kërcënoi me dorëheqje.

Kryeprokurori Khan, deklaroi se prokuroria në GjN ka kërkuar urdhërarreste kundër Netanjahut dhe ministrit të Mbrotjes, Yoav Gallant për shkak të dyshimit për krime kundër njerëzimit në luftën e Gazës. Khan e argumentoi këtë me vepra penale si “vrasje me qëllim” dhe lënie e njerëzve “të vdesin nga uria”. Tek akuzat e Gjykatës kundër krerëve të Hamasit, mes tyre edhe kreut politik, Jahja Sinvar bëjnë pjesë edhe akuzat për “shfarosje”, “përdhunim dhe akte të tjera seksuale” dhe “pengmarrja si krime lufte”. Hamasi konsiderohet si organizatë terroriste nga BE, SHBA, Izraeli, Gjermania e vende të tjera.

Presidenti izraelit, Itshak Herzog e cilësoi urdhërarrestin kundër Netanjahut e ministrit Galant si “më shumë se zemëruese” dhe e hodhi poshtë atë. Paralelet mes terroristëve të Hamasit dhe qeverisë izraelitë të zgjedhur në mënyrë demokratike nuk mund të pranohen, tha Herzog të hënën./DW/

SHKARKO APP