Ushtria dhe emergjencat civile në aksion kundër zjarrit. PD: Rama shëtit me helikopter!

Kryeministri Rama shkruan pas akuzave të opozitës se “Vazhdojnë pa pushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm.
⚫️ Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër…”
Reagimi i PD

Selia blu ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi  ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përdorimin e helikopterit të ushtrisë për udhëtime private.

Me një postim në Facebook ai e ka konsideruar këtë të turpshme dhe të pafalshme teksa vendi ndodhet në një emergjencë nga zjarret.

SHKARKO APP