Myrto Uzuni pak ditë pas golit në Kupën e Hungarisë, ka shënuar edhe në kampionat. Sulmuesi beratas hapi serinë e golave me ekzekutimin saktë të një penalltie, ndërsa Ferencvaros triumfoi me shifrat 0-3 në transfertën ndaj Budafokit dhe blindoi pozitat në krye të renditjes me 42 pikë, 10 më tepër se ndjekësi më i afërt.
Myrto Uzuni iu bashkua klubit hungarez gjatë merkatos së verës dhe që atëherë numëron 19 ndeshje me fanellën e Ferencvaros, 10 në kampionat e 9 në Champions League, teksa ka arritur të shënojë 7 gola, 3 prej të cilëve në Europë.
Discussion about this post