Vaksinohet Taulant Balla dhe bën thirrje rinisë për vaksinim

Qeveria e ka prioritet vaksinimin e krejt popullsisë. Deri tani numri ka kaluar diku te 1 milionë, por ministria e shendetsisë thotë se janë gati për vaksinim të gjithë popullsisë.
Edhe numri dy në PS, Taulant Balla pasi lajmëron se bëri vaksinën, bën thirrje të vaksinohet rinia:
Qendra e Vaksinimit Elbasan – Falë vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, sot dhe nesër janë Ditët e Hapura të Vaksinimit. U paraqita dhe unë në një nga qendrat e vaksinimit në Elbasan dhe u vaksinova me vaksinën Astra Zeneca. Nëse jeni +18 vjeç, shkoni sot dhe nesër në pikën më të afërt të vaksinimit, me kartën e identitetit, pas aplikimit në E – Albania, për t’u vaksinuar e mbrojtur nga #Covid19.
🟢 Qendrat e vaksinimit janë të hapura nga ora 08:00-20:00👇

SHKARKO APP