Home KRYESORE Vangjel Dule ...

Vangjel Dule i kërkon tre bashki, Berishës: “Duam kandidaturat tona”! Ndërkohë PBDNJ i çon sinjal edhe kryeministrit

911
0

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka treguar se i ka kërkuar Sali Berishës tre bashki, ku do të propozojnë kandidaturat e PBDNJ-së në zgjedhjet vendore 2023. Pra më saktë Dule kërkon si kusht që të jetë Koalicion tre bashki me emrat e tij dhe opozita ti votojë.

Në një intervistë televizive, Vangjel Dule e vuri si kusht të hapur.

Të tjerët duhet që të na japin zona të lira, pra që të mos kandidojnë në zonat ku jemi forcë e parë, apo e dytë politike. E kam fjalën për Bashkinë e Himarës, Dropullit dhe Finiqit. Me përjashtim të këtyre bashkive, kemi një rol edhe në bashkitë e tjera. PBDNJ në të paktën këto 3 bashki do të ketë kandidaturat e veta fituese e ndaj duhet që Koalicioni opozitar të votojë vetëm emrat e PBDNJ. Kjo është një nga çështjet që nuk diskutohet për kryetar Bashkie. Pastaj kemi një rol në disa bashki si Sarandë, Konispol, Gjirokastër dhe Korçë. Kemi një përqindje të caktuar, pothuaj përcaktuese”– deklaroi Vangjel Dule.

Pra PBDNJ vendos kushte Berishës dhe nëse nuk ia plotëson opozita atëhere Dule kalon me kryeministrin Rama.

Pragmatizëm grek, të jap një dhe të marr tre!

Vangjel Dule është lojtar i qetë, por “golat” i shënon.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit