Home Aktualitet Vatër zjarri ...

Vatër zjarri në Radhimë, 15 punonjës “në luftë” me flakët

38
0

Qarku i Vlorës, sidomos në zonën e Radhimës është në ”luftë” me zjarret që nuk po dijnë të shuhen. Banesat dhe hotelet pranë vatrës së zjarrit rrezikojnë. Mësohet se shërbimi zjarrfikës me tre autobote dhe 15 punonjës po luftojnë me flakët.

Në këto ditë kur temperaturat kanë qenë tepër të larta, janë shënuar vatra zjarri në zona të ndryshme. Një natë më parë u raportuar se zjarri me përmasa të mëdha përfshiu gadishullin e Karaburunit.

Flakët po përhapeshin me shpejtësi duke u ngjitur në Ravenë dhe mbi kishën e Marmiroit në Orikum.

Terreni ishte shumë i rrezikshëm për të shkuar në vendngjarje ndërkohë që punonjës dhe specialistë të zonave të mbrojtura së bashku me prefektin e qarkut të Vlorës u nisën për të parë nga afër situatën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit